Elseid Hysaj ka humbur gjyqin me Napolin në Gjykatën e Kasacionit. Përfaqësuesit e presidentit De Laurentis fituan ndaj lojtarit të Kombëtares shqiptare, i cili duhet të paguajë 40 mijë euro si dhe shpenzimet e gjyqit.
Një histori e gjatë mes Hysaj dhe Napolit, që daton nga viti 2019. Asokohe lindi një revoltë në skuadrën e Ançelotit, që pas barazimit 1 me 1 në nëntorin e vitit 2019, refuzuan të rikthehen në kampin stërvitor.
Klubi i Napolit sanksionoi lojtarët që po protestonin në mënyrën e tyre. Në nëntorin e vitit 2021, vetëm Hysaj vendosi ta ndjekë çështjen më tej.
Supergjoba 40 mijë euro është më e ulët se 65 mijë euro që Napoli kishte kërkuar. Një shifër kjo e barabartë me 25% të pagës që fitonte Hysaj.