Për 60 minuta me rradhë, trajneri i Vllaznisë në faqen zyrtare të klubit ka patur një komunikim me tifozët e kësaj skuadre. Ato kanë bërë pyetjet e tyre në lidhje me përgatitjet që po bëhen në Ulqin por më së shumti në lidhje me merkaton dhe të ardhmen e kësaj skuadre. Shumica e pyetjeve kanë patur të bëjnë me marrjen e ndonjë sulmuesi tjetër apo jo?

Po ashtu, ka patur shumë pyetje se çfarë do të bëhet me portën dhe po ashtu edhe për elementin e ri që në njëfarë mënyrë duket se është anashkaluar nga stafi aktual. Përgjigjet e  Gjokës kanë qenë të tilla: “Në sulm kemi Sukajn, Ribajn dhe Pusin. Ky i fundit po rritet dita- ditës dhe bashkë me dy të tjerët do mbajë peshën e sulmit. Nuk besoj se do kemi nevojë të marrim sulmues tjetër pasi kemi marrë Sukajn, një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Sa për portën, është Selimaj dhe Sherri. Po investojmë për këtë të fundit sepse besoj se kemi të bëjmë me një portier të së ardhmes. Jam i mendimit se merkatoja është mbyllur këtu. Klubika bërë jo pak sakrifica për merkaton dhe tashmë skuadra është më e plotë dhe mendoj e besoj që do të bëjmë gjëra të mira në gjysmën e dytë të kampionatit”
© shkodrasport.com