Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, nuk do të bëjë komente të tepërta në lidhje me deklaratën e Ndriçim Shtubinës. Ky i fundit shënjestronte direkt numrin një të stolit të kuqebluve. I kontaktuar nga Eduasportin.com, tekniku i shkodranëve shprehet shkurt. “Nuk dua të merrem me Shtubinën. Deklaratat e tij shprehin mendimin e lojtarit dhe nuk dua t’i komentoj. Kam gjëra më të rëndësishme. Duhet të punojmë fort me skuadrën që të arrijmë formën maksimale para fillimit të gjysmës së dytë të sezonit.

Faza përgatitore nuk është përcaktuar ende mirë nëse do të nisemi me 5 apo me 6 drejt Ulqini”, – eshte shprehur Gjoka. Mesfushori i zyrtarizuar te Laçi deklaroi se trajneri i shkodranëve nuk e ndjente njësoj si shkodranët fanellën dhe nuk i digjte aq shumë për Vllazninë. Komenti i tij bëri jehonë të madhe në opinionin sportiv. /EDS/