Vllaznia ka barazuar ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-1, në një takim dramatik në Vlorë ku ka pasur edhe shumë kontestime dhe polemika.
Sino ka akorduar një penallti të dyshimtë në favor të shkodranëve dhe ka larguar nga stoli trajnerin e Flamurtarit, Beharin.
Megjithatë, në një intervistë për “Supersport”, Gjoka është shprehur se objektivi i Vllaznisë në këtë takim është arritur, pavarësisht se ndiej paksa i zhgënjyer pasi ekipi i tij mund të dilte edhe me 3 pikë nga kjo transfertë.
“Mund të them se ndiej keqardhje pasi kemi sakrifikuar shumë ndaj Flamurtarit, por kështu është futbolli dhe duhet ta pranojmë këtë verdikt.
Unë e kisha thënë edhe më parë se ishte e rëndësishme që të dilnim me pikë në Vlorë. Tashmë duhet të mbledhim forcat dhe të përgatitemi për takimin e radhës.
Në mungesë të Sukajt, janë Gocaj dhe Vucaj alternativat për të goditur nga pika e bardhë.
Ne ishim për 92 minuta vigjilentë dhe të përqendruar, por treguam panik në momentet e fundit.
Këto janë momente delikate dhe të shpejta ku bëhen gabime. Megjithatë duhet të marrim përgjegjësitë e skuadrës përsipër edhe në këto momente të vështira”, është shprehur Gjoka. /vipsport/