Kapiteni është i fundit që braktis anijen që mbytet, por jo për Ernest Gjokën.

Trajneri i kuqebluve ka vendosur të largohet nga drejtimi i skuadrës pas ndeshjes së sotme, ku rënia e Vllaznisë thuajse është e dekretuar.

Sipas “SuperSport”, Gjoka do ua komunikojë këtë vendim drejtuesve të skuadrës sot, por me sa duket vendimi i tij është i pakthyeshëm, pasi nuk do të jetë më në drejtimin e kuqebluve në vijim.

Trajneri nuk e ka parë të arsyeshme të kthehet në Shkodër, për t’u gjykuar nga opinioni vendas, për të cilin rënia nga kategoria është një turp i madh që i ndodh kësaj skuadre.

Aq më shumë përfaktin që do të përjetojë larg elitës së futbollit shqiptar 100-vjetorin e krijimit të saj. /vipsport/