Vllaznia vazhdon të shkojë drejt greminës, teksa në javën e 16 të Superiores gjen një tjetër humbje. Kësaj radhe ndaj Partizanit të Starovës, Vllaznia është mundur në shifrat 3-1. Në përfundimin e takimit, në një intervistë për “Supersport”, Ernest Gjoka është shprehur shumë i revoltuar për humbjen ndaj Partizanit.Ndeshja ndaj Partizanit

“ Ne nuk ka arritëm të merrnim pikë ndaj Partizanit, pavarësisht pjesës së parë të zhvilluar në nivelin e duhur.

Kemi bërë disa gabime individuale dhe ekipi është shthurur në pjesën e dytë.

Ndjeva keqardhje që loja erdhi deri në këtë pikë, por nuk isha i revoltuar me askënd në fushën e lojës.

Merkato

E dija se do të ishte e vështirë në drejtimin e Vllaznisë, por e morra këtë ekip pasi doja të arrija diçka ndryshe. Në këtë skuadër mungonin shumë gjëra por më kanë dhënë garanci për një merkato në janar. Skuadra duhet të ndërtohet nga fillimi dhe besoj se do të rindërtohet gjithçka nga e para me një merkato të mirë nga ana e klubit”, ka përfunduar Ernest Gjoka.