Trajneri Ernest Gjoka do të përforcojë skuadrën e Vllaznisë në merkaton e janarit, pasi grupi aktual i lojtarëve nuk është aty ku ai dëshiron. Emri i parë që u përfol në medie ishte ai i Pero Pejiçit. Sulmuesit kroat u tha se mund t’i bashkohej Vllaznisë, por “Eduasportin” zbulon se diçka e tillë është thuajse e pamundur, pasi Pejiç është nën kontratë me skuadrën e tij të Slavem Belupo. 34-vjeçari është edhe një futbollist i shtrenjtë për skuadrën shkodrane.
Duke qenë në kushte të tilla, eduasportin.com zbulon se numri një i stolit të Vllaznisë ka kontaktuar me ish-lojtarin e tij të Kukësi, Jean Karioka.Braziliani, pas largimit nga Kukësi, mbeti pa skuadër dhe Gjoka e do ta ketë nën urdhrat e tij.Kontakte mes palëve ka pasur, madje bisedimet kanë avancuar, pavarësisht se mesfushori ka nënshkruar me një skuadër në vendlindjen e tij. Ai do të vijojë karrierën e tij futbollistike te skuadra e URT-së.“Përshëndetje të gjithëve, dua të ju njoftoj të gjithëve se do të jem pjesë e URT-së për sezonin e ri. Na bekoftë Zoti dhe qoftë një periudhë e suksesshme dhe me arritje për skuadrën tonë”, – shkruan Karioka në faqen e tij në “Facebook”.