Ekipi i Vllaznisë ka marrë një fitore të rëndësishme në ditën e sotme, teksa ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-0.
Në një intervistë për “Supersport”, Gjoka është shprehur i lumtur për rezultatin e arritur, ndërsa shprehet se është e frikshme kur kthen kokën në të kaluarën.
“Për hir të së vërtetës ndeshja e sotme ka qenë e mirë. Kjo ka ardhur sipasojë e fazës së tretë, pasi kemi rritur rezultatet tona.
Edhe në Laç kemi zhvilluar një takim të mirë. Ndryshimi është se sot ka ardhur goli, ndërsa përballë kishim një ekip të rrezikshëm si Flamurtari.
Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër, përveçse për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Kjo pasi nuk mund të qëndrojmë ndryshe në Superiore. Takimi i sotëm është për t’u përgëzuar dhe për këtë dua të falenderojë edhe futbollistët.
Mungesat janë pjesë e lojës, pasi edhe ne kishim një mungesë të rëndësishme si Malota. Ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara.
Është e frikshme kur kthejmë kokën prapa dhe kemi grumbulluar ekipin pas pikës së marrë nga Teuta në ndeshjen e djeshme. Nëse ndryshojmë mentalitet dhe vrasim frikën, atëherë do e kryjmë atë mision që kemi marrë përsipër.
Ne kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm, pasi Alvesh, Bushiç dhe Kamara janë futbollistë shumë të rrezikshëm. E rëndësishme është që të fitojmë, pak rëndësi ka se kush shënon.
Penalltinë do e ekzekutonte Sukaj, por kërkuam një gol të kapitenit, megjithëse ai nuk e pati këtë fat. Do të doja të harroja gjërat që kanë ndodhur, por tashmë duhet të ecim përpara”, është shprehur Ernest Gjoka. /vipsport/