Trajneri i Vllaznisë sikur është çliruar pas fitores në fushën e Lushnjën, po ai pe ka të qartë se rruga mbetet shumë e vështirë.

Ernest Gjoka ka pranuar po ashtu se ka presin nga jashtë, që vjen edhe brenda skuadrës. Fitorja me Lushnjën është me shumë rëndësi për të dhe skuadrën, që duhet të vazhdojë në këtë rrugë:

“E prisja e këtë fitore, që na nxjerr te marshi që duhet. Besoj te kjo skuadër, kemi lojtarë me cilësi, por ishte një moment i keq, moment makthi. Lufta bëhet edhe më e fortë.

Gjatë gjithë kohës këmbëngulim të kemi ekuilibër dhe përqendrim, të jemi vigjilentë që të mos pësojmë gol.

Kur pësojmë, skuadra merr një goditje psikologjike. Duhej të fitonim, që të ecim përpara në një rrugë shumë të vështirë.

Ka tension nga jashtë, që vjen edhe brenda skuadrës, pasi te Vllaznia pjesa më e madhe e lojtarëve janë shkodranë. E kuptoj që tifozi ka të drejtë. Futbolli është sport psikologjik.

Problemet me gazetarët? Jo me të gjithë. I respektoj gazetarët për punën e tyre, por ndoshta dikush gabon. Është e paqëllimtë.

Po përpiqemi shumë. Kishim startin e këtij viti me dy skuadrat më të mira të kampionatit, Kukësin dhe Skënderbeun. Duam të fusim edhe Sukajn brenda lojës sonë, sepse do një lloj përshtatje.

Nuk e kishim luftën me Kukësin dhe Skënderbeun, por pritej diçka nga ne. Kjo javë ka qenë një problem shumë i madh. Sado lojtarë të fortë të ketë një skuadër, bie pre.

Sot Vllaznia ishte një skuadër me personalitet dhe duhet të vazhdojmë kështu.Sulmin e dua të shpejtë, por duhet të përshtatemi me këta lojtarë që kemi”, – theksoi pas fitores në Lushnjë trajneri Ernest Gjoka. /Visport/