Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka e ka pranuar se skuadra e tij po vuan faktin që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Strategu i ekipit shkodran shpjegoi faktin që ekipi i tij është në kërkim të një fitoreje për të kaluar këtë moment delikat. “Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, dhe gabuam në rastin e golit. Në pjesën e dytë u munduam që të ndryshonim diçka, pasi ishim më të guximshëm në lojën tonë.

Skuadra është e brishtë edhe për shkak se për momentin ndodhemi në vendin e parafundit. Kemi nevojë për të punuar shumë. Po tentojmë me të gjitha mënyrat për të arritur të fitorja.Skuadra nuk është se po vuan fizikisht, pasi ne po tentojmë deri në fund që të shënojmë. Në momentin e parë që do të arrijmë te fitorja besoj se ekipi do të gjejë qetësinë.  Kam besim se mund ta kalojmë këtë moment të vështirë dhe besoj se në ndeshjet në vijim do të bëjmë më mirë”, ka thënë Gjoka për “Super Sport”.

© shkodrasport.com