Ndeshja e rradhës, ajo me Kukësin po afron dhe në kampin shkodran pothuajse është çdo gjë gati tashmë për ndeshjen e shumëpritur.
Trajneri Gjoka duket se ka menduar çdo gjë tashmë edhe sa i takon formacionin.
Përveç dy mungesave të sigurta të Malotës dhe Vucajt, ai mesa duket ka vendosur të lërë në stol edhe mesfushorin tjetër, Ardit Krymin.
Një vendim i tillë është marrë në mënyrë që të mos rrezikojë me të për t’i krijuar probleme për vazhdimësinë.
Krymi do jetë në pankinë dhe në rast se është e nevojshme mund të luajë disa minuta në pjesën e dytë.
Në këto kushte, stafi teknik i ka menduar edhe zgjidhjet. Në qendër të mesfushës do të jetë dyshja Orelesi- Tafili ndërkohë që në vend të Vucajt do të luajë kapiteni Lika.
Ai do të spostohet nga krahu i djathtë ku ka luajtur në qendër dhe vendin e tij do t’ia lërë Kalajës që këtë herë e nis si titullar.
Padyshim që kemi të bëjmë me një sfidë shumë të vështirë ku secili prej futbollistëve të Vllaznisë duhet të japë maksimumin sepse vetëm në këtë mëyrë mund të dalin me pikë nga “Zeqir Ymeri”.
© shkodrasport.com