Trajneri, Ernest Gjoka ka folur pas humbjes minimale 0-1 në ndeshjen e tij të parë nën drejtimin e skuadrës së Vllaznisë. Ish-trajneri i kampionëve të Kukësit, ka parë gjëra pozitive nga lojtarët e tij.“I kënaqur do të isha që të kishim dalë me një ose tre pikë. Sot tentuam që të bënim, mirë por jo në mënyrën e duhur.
Duhet të ndryshojmë disa gjëra në skuadër. Skuadra nuk ka shumë probleme, por të kishte disa lojtarë më shumë në disa reparte, do të ishte më mirë. Gjithsesi duhet pak kohë. Skuadra nuk ka probleme fizike. Na duhet shumë punë për të ndryshuar disa gjëra, dhe për të kaluar ngërçin psikologjik. Pash një skuadër që provoi të bënte lojën e saj, dominoi në disa pika ndeshjen, por nuk arritëm të shënonim. Kjo është sfida ime dhe mendoj se do ta kaloj hap pas hapi. Unë kam besim te lojtarët e mi”, ka thënë Gjoka.