Gjatë javës që shkoi është munduar t’i shmanget kontaktit me gazetarët shkodranë.
Kryesisht për të mos vijuar me problemet që u krijuan me ta pas ndeshjes me Skënderbeun ku pati një përplasje në mes tyre.
Por ndërkohë, sot pas fitores së arritur në Lushnjë, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka sqaruar disa gjëra në lidhje me këtë konflikt. E ka pranuar se ka patur diçka me ndonjë prej gazetarëve dhe jo me të gjithë.
Në lidhje me këtë gjë, ai është shprehur: “Jo me të gjithë gazetarët, pasi kam respekt për to dhe punën e tyre, por janë momente të vështira, ndoshta dikush gabon, janë gjëra që na ndodhin në punë, ishte pa qëllim”.
Dikush gabon? Mbase e ka patur për vete dhe në njëfarë mënyrë është edhe një ndjesë për atë çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që probleme të tilla të mos ndodhin më.
Nuk i intereson as atij dhe as Vllaznisë. Sa më pak zhurmë rreth skuadrës, aq më mirë është. Momentet e vështira të saj nuk kanë kaluar ende.
© shkodrasport.com