Një gol i Taulant Gjokës në minutën e 51-të të takimit i ka mjaftuar Mirditës për të mposhtur Vllazninë B dhe për të vijuar kryesimin e grupit A në Kategorinë e Dytë të futbollit në vend.

Pas fitores, 6-2 në javën e parë ndaj Kamzës, djemtë mirditorë u treguan cinik në kompleksin sportiv “Skënder Halili” ndaj shkodranëve, që shpërdoron një mundësi të mirë për të marrë pikë. Djemte e drejtuar nga trajneri Xhahysa jane perpjekur per te mos dale pa pike nga ky takim por nuk ia kane dale dot.

Tashmë, pas këtij tre pikëshi, Mirdita ndodhet në krye të grupit me 6 të tilla nderkohe qe Vllaznia B mbetet ne kuoten e 3 pikeve.

Nderkohe nje ndeshje tjeter e ketij kampionati ka qene ajo ne mes Klosit dhe Ades e cila eshte fituar nga skuadra vendase me rezultatin 2-0. Per velipojaket kjo humbje sigurisht qe nuk do te ndikoje per mire kur ke parasysh qe edhe fusha e tyre eshte denuar me 6 ndeshje pa tifoze.