Keqardhje për rezultatin e fiksuar në fund të takimit të luajtur pasditen e sotme në Korçë. Kështu mund të etiketohet ajo çfarë është parë tek trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka në prononcimin e tij pas humbjes 2-0 kundër Skënderbeut. Për “Super Sport” ai deklaroi: “Sigurisht këto janë diferencat e skuadrës së mirë. Por, duhet të ishim më të kujdesshëm për të mos pësuar këto gola.
Megjithatë futbollistët e mi dhanë maksimumin ku zbatuan me përpikmëri ato që kemi bërë në stërvitje. Për sa i përket rastit të Atsinës, këto janë gjëra që ndodhin. Ne duhet të vrasim akoma më shumë frikën. Kampionati është një garë, nuk është një ndeshje. Rëndësi ka si e interpreton sfidën. Të luash në shtëpi, ke një plus më shumë se kundërshtari. Ne sot udhëtuam në Korçë, ndërsa fazën e dytë ata do të vijnë në Shkodër”- eshte shprehur ai.Por nga ana tjeter, duke vazhduar te flase per skuadren shkodrane Gjoka ka shpjeguar edhe problemin qe ka aktualisht ajo prandaj ka shtuar: “Unë mendoj që sulmuesi që kemi duhet të vijë sa më në formë. Ai që kemi, ka pasur një dëmtim të gjatë. Shpresojmë t’i marrim maksimumin futbollistëve që kemi në dispozicion pasi merkato e janarit është larg. Po të kishim shfrytëzuar më mirë disa raste të tjera, do të kishim konkludu. Unë besoj se pa ndryshuar mentalitetin nuk mund të fitojmë. Duhet të hymë në fushë për të fituar. Në çdo ndeshje duhet të ndryshojmë mentalitetin. Nuk kemi bërë, duhet të kishim marrë më shumë pikë”.
© shkodrasport.com