Ekipi i Vllaznisë ka arritur të marrë një fitore shumë delikate kundër Kamzës. Një fitore me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku Vllaznia ishte e detyruar për të marrë 3 pikët nga ky takim.Në një intervistë për “Supersport”, Ernest Gjoka ka komentuar ecurinë e kësaj ndeshje, por nuk la pa përmendur edhe kërcënimet serioze që kanë ardhur në ditët e fundit, në drejtimin e trajnerit të Vllaznisë.Fitorja kundër Kamzës
“Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe duhet të mendojmë vetëm për të ecur përpara.
Megjithatë nuk duhet harruar që kishim 5 mungesa dhe ndaj Tiranës kemi dhënë maksimumin duke humbur shumë energji.
Golat nga lojtarë të ndryshëm
Çështja kryesore është që ne dalim përpara portës dhe arrijmë të shënojmë. Më vjen mirë që ekipi vazhdoi të gjendej në portën kundërshtare edhe kur ishte në avantazh.
Kërcënimet drejt Gjokës
Tek Vllaznia kam ardhur vetëm për të punuar si trajner. Unë kam ardhur në një qytet si Vllaznia, një qytet mikpritës dhe shumë miqësor. Sa i përket pjesës së kërcënimeve kundrejt meje, nuk dua të diskutoj shumë në këtë drejtim, thjeshtë dua të them që unë duhet të bëj punën time dhe policia punën e saj. Kërcënimet janë pjesë e këtij zanati.
Merkato
Ne duhet të jemi profesionist deri në fund dhe kjo skuadër duhet të rindërtohet. Presidenti më ka dhënë rëndësinë se në merkato do të vijnë disa përforcime në mbrojtje, por nuk kemi emra konkret.
Sakrifica e ekipit
Ne jemi duke punuar shumë dhe një skuadër e suksesshme dhe duhet të ndryshojmë me patjetër mentalitetin. Kjo është një skuadër e brishtë në këtë drejtim, prandaj ne po mundohemi të ndryshojmë diçka sa i përket kësaj çështje”, është shprehur Ernest Gjoka.