Ekipi i Vllaznisë ka marrë një tjetër humbje të thellë në kampionat, këtë herë ndaj kryesuesve të Superiores.

Skuadra e Ernest Gjokës ka kaluar i pari në avantazh me anë të Berishës, por në fund u dorëzua përballë Skënderbeut në rezultatin 1-4.

Në një intervistë për “Supersport”, Gjoka është shprehur se ndien keqardhje për këtë takim, por shprehet se Vllaznia do të dali vetë nga kjo gjëndje.

“Ndiej keqardhje, pasi duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë në momentin pozitiv të skuadrës.

Skuadra duhet të japi akoma edhe më tepër, pasi ka mundësi të japi shumë më tepër. Momenti nuk është aspak i mirë dhe të gjitha kanë të drejtën e kritikës.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të japim maksimumin në ndeshjen e radhës.

Forma e Malotës dhe Mersinit

“Kemi pësuar shumë gola dhe kjo të fut akoma më shumë në presion.

Tashmë duhet të marrim përsipër përgjegjësitë dhe të ecim përpara. Pasi nëse dorëzohemi tani, atëherë kjo punë ka marrë fund.

Nuk është problemi vetëm i mbrojtësave”.

“Ne jemi përpara një fakti aspak pozitiv. Kjo është çështje vetëm mentaliteti, pasi duhet të luftojmë stresin dhe ankthin e kësaj skuadre”, është shprehur Gjoka. /vipsport/