Kritikat për Panuçin pas humbjes me Skocinë, duket se nuk do të ndalen shpejtë dhe kjo po tregohet çdo ditë ku shumë personazhe nga bota e sportit, po vënë në dukje mangësitë që tekniku italian ka.
Së fundmi, është Ernest Gjoka ai që për “Klan TV” është shprehur se Panuçi nuk e ka të qartë ende strategjinë, madje as edhe se çfarë ekipi ka në dispozicion.
Sa i përket të ardhmes, Gjoka shton se pa strukturë, nuk ecet para dhe se vështirë të përsëriten sukseset.
“Pas pjesës së parë bëri disa lëvizje që skuadra nuk ishte e përgatitur të paktën për atë që lexova unë nga larg, ndryshoi strategji, ndryshoi formacion, ndryshoi pozicionin e lojtarëve.
Shohim që shpesh ndryshon lojtarë dhe taktikë,, por nëse nuk ke një strukturë nuk mund të ecësh përpara.
Akoma nuk e ka të qartë se si do të luajë me ekipin kombëtar, nuk e ka të qartë se çfarë ekipi ka, grupin e futbollistëve dhe çfarë kërkon prej tyre.
Akoma nuk e ka të qartë se çfarë strategjie ka dhe çfarë filozofie duhet të ndjekë që të ecë në rrugën e duhur ose të bëjë të paktën atë që bëri De Biasi”, u shpreh Ernest Gjoka./vipsport/