Tifozët e Vllaznisë me siguri nuk do ta presin me duartrokitje Ernest Gjokën, trajnerin i cili drejtoi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar shkodranët, në një edicion që u mbyll me rënien nga kategoria. Gjoka, i cili u largua nga Shkodra pak javë para fundit të kampionatit, gjithsesi ka menduar ta anashkalojë këtë situatë në deklaratën e dhënë sot për RTSH, para ndeshjes që Kamza e tij do të luajë në Shkodër.

“Janë çështje të tjera, ishte një problem tjetër ajo që ndodhi vjet. Ne, në botën tonë të sportit, këto probleme na ndodhin . Ndonjëherë të shkon mirë e ndonjëherë shkon keq. Por gjithsesi, çdokush mban përgjegjësi për atë që bën”, tha Gjoka.

Sipas tij, ekipi do të jetë i përqendruar që të kalojë turin, pasi synon ta shohë me seriozitet këtë turne. “Në kemi vlerësuar shumë ndeshjen e Kupës, shkojmë ndaj Vllaznisë që është një skuadër për t’u vlerësuar. Do të mundohemi të bëjmë punë të mirë e të shohim, por ne Kupën kemi dëshirë që ta shohim seriozisht”, ishin fjalët e teknikut.

Atmosfera ne “Reshit Rusi” pritet te mos jete e mire per Ernest Gjoken sepse tifozet shkodrane mendojne se ai ka nje pjese kryesore te fajeve per renien e Vllaznise nga Superliga./vipsport/