Ernest Gjoka, trajneri i cili i dha titullin kampion Kukësit dy sezone më parë, mendon se verilindorët kanë bërë një gafë të madhe me humbjen në kampionat ndaj Skënderbeut.

“Gara mbetet e hapur por Kukësi nuk duhej të kishte humbur në ndeshje direkte me një kundërshtar si Skënderbeu. Skënderbeu kishte kohë që bënte mirë, Kukësi nuk duhej të humbte, që të vinte në presion Partizanin. Tani duhet të djersijë për të zvogëluar diferencën e madhe dhe të hapë përsëri garën. Por ishte një gafë shumë e madhe”, tha ai për “Neës24”.

“Po fitoi Kukësi me Partizanin rihapet përsëri kampionatit. Partizani ka edhe barazimin në dispozicion për të mbajtur përsëri 9 pikë larg e për të pasur distancë sigurie. Por po humbi me Kukësin do të jetë diçka tjetër. Mendoj se Kukësi e ka potencialin për të bërë diçka me shumë por duhet forcë, grintë e besim”, vijoi Gjoka.

Më pas, duke folur për aleancat e mundshme të këtij kampionati, Gjoka tha se për momentin nuk shihte të tilla. “Mendoj se çdo klub ka interesat e veta dhe nuk po shoh sidomos këtë vit aleanca. Po shoh renditjen se asnjë kub nuk ka mundësi të bëjë aleanca se po toleroi, rrezikon.

Kampionati nuk duket se ka tolerime dhe çdo skuadër kërkon të marrë maksimumin për objektivat. Nuk ma merr mendja që ka alenca, ndoshta kolegët e dinë më mirë”, deklaroi ish-trajneri i Kukësit. /vipsport/