Vllaznia ka marrë një pikë të rëndësishme në javën e 21 të Kategorisë Superiore, teksa ka ndalur në një barazim pa gola Luftëtarin në transfertë.
Duke parë formën e ekipit kundërshtar dhe rastet e pastra të humbura nga Luftëtari, kjo pikë merr një rëndësi të dyfishtë.
Në një intervstë për “Supersport”, Ernest Gjoka është shprehur se është përballur me ekipin që ka sulmin më të mirë në Superiore.
“Luftëtari është ekipi që ka 3 sulmuesit më të mirë në Superligë. Kjo na bëri që t’i mbanim ata në kontroll gjatë gjithë kohës. Ata kishin rastet e tyre por edhe ne patëm rastet tona gjatë takimit.
Kërkuam fitoren kur futëm Ribajn në fushën e lojës, pasi Luftëtari po lëshonte terren.
Kishim disa shanse për të kaluar në avantazh, ashtu si edhe Luftëtari, por nuk arritëm t’i konkretizionim.
Gabimet në mbrojtjë janë çështje përqendrimi. Na ndodh shpesh që në fillimin e pjesës së dytë të gabojmë.
Megjithatë nuk duhet harruar fakti që luajtëm kundër 3 sulmuesëve më të mirë të Superligës si Abazaj, Bregu dhe Shkurtaj.
Nëse do të themi se ishim të qetë, atëherë do t’i mbanim qefin vetes. Skuadra ka personalitet dhe dinjitet, pasi e kaluan traumën dhe bënë ndeshjen e duhur për të marrë 1 pikë dhe për ta fituar takimin.
Që pas incidentit të ndodhur, kam parë në krahun tim gjithë skuadrën që më kanë mbështetur gjithmonë.
Këtu nuk dua të harroj edhe njerëz të politikës, intelektualë që më japin shtysë për të vazhduar më tej.
Ngjarja është duke u shqyrtuar nga policia, por prej 3 muajsh kemi qenë në presion në këtë ekip.
Kjo punë është si një ortek ku të gjithë japin nga një dorë bore dhe në fund i merr të gjithë përpara”, është shprehur Ernest Gjoka. /vipsport/