Situata në kampin shkodran gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë aspak e mirë. Mediat, tifozët por edhe anëtarët e Asamblesë, kanë kritikuar jo pak skuadrën për mungesën e rezultateve ndonëse për ta shpenzohen shuma të konsiderueshme nga Bashkia Shkodër.

Natyrisht që një zhurmë e tillë nuk ndikon aspak për mirë tek futbollistët në përgatitjet e tyre për sfidën e rradhës me Skënderbeun.

Ditën e djeshme ka qenë e planifikuar që të kishte konferencë për shtyp dhe para gazetarëve të ishte një nga futbollistët e Vllaznisë.

Por me mirëkuptimin e trajnerit Gjoka, planet kanë ndryshuar. Ai ka kërkuar qetësi në këto momente sepse vetëm kështu mund të merret më e mira nga kjo skuadër.

Për të forcuar unitetin në rradhët e saj ka shërbyer sigurisht edhe dreka e kaluar sëbashku me të gjithë pjestarët e saj, staf e futbollistë.

Pikërisht kjo duket zgjidhja e duhur sepse ata që mund ta kthejnë këtë situatë në favorin e tyre, janë vetëm ata.
© shkodrasport.com