Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka po mendon për merkaton e janarit. Numri një i stolit ka filluar të studiojë alternativat e mundshme dhe ka nisur edhe bisedime me emra të ndryshëm. Së fundmi, sipas portalit eduasportin.com zbulon se trajneri i shkodranëve po mendon të bëjë “bingo” në janar. Tekniku i kuqebluve dëshiron të afrojë në ekip mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla.

Ky i fundit nuk ka kaluar një gjysmësezoni të mirë te verilindorët dhe mund të shohë edhe mundësinë e largimit nga skuadra kampione e Shqipërisë. Vllaznia mund t’i plotësojë kërkesat financiare 24-vjeçarit. Lëvizja e tij duket paksa e çmendur, por tekniku dhe mbrojtësi mund të ribashkohen sërish, pasi dolën kampion te skuadra e Kukësit sezonin e shkuar.