Ardhja e mbrojtësit Berisha dhe pritja edhe për një tjetër, kanë bërë që disa nga planet e trajnerit Gjoka të fillojnë të realizohen. Të paktën për të sistemuar repartin e mbrojtjes të cilin ai e ka konsideruar më problematikun e Vllaznisë. Natyrisht që ideja e tij është e qartë: Gjetja e dy qendërmbrojtësave të tjerë dhe kalimin e Orelesit në mesfushë. Ky i fundit bashkë me Krymin do jenë “diga” e skuadrës para se kundërshtari të shkojë në zonën e kuqebluve.

Numri 1 i pankinës shkodrane është fakt tashmë që nuk e llogarit më nigerianin si qendërmbrojtës. Mjafton t’i referohemi listës së publikuar dy ditë më parë, para nisjes së ekipit drejt Ulqinit dhe e konstaton lehtësisht këtë gjë.

Orelesi bën pjesë tashmë tek reparti i mesfushës, aty ku ka luajtur me shumë sukses tek Skënderbeu dhe pritet të jetë i tillë edhe tek Vllaznia.
© shkodrasport.com