Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka foli pas barazimit që morën me Dinamon.

“Goli ishte mungesë përqëndrimi, deri diku shkoi si pas asaj që ne kishim planifikuar duke qenë se Dinamo është një skuadër cilësore me lojtarë që bëjnë diferencën. Jemi munduar të bëjmë një merkato të kujdesshme, ato që kemi marrë plotësojnë mungesën e Rashicës.

Sot kishim përballë një skuadër që është shumë e mirë, që ndryshon shumë herë pozicion dhe duhet të ishim të kujdesshëm pavarësisht se na duhen gjithmonë 3 pikët, sepse kjo na ka munguar dhe duhet të luftojmë për pikët.

Unë mendoj që ka qenë e provuar me Rashicën dhe në mungesë të Bismark ishte alternativa më e mirë”, deklaroi Gjoka për “RTSH Sport”.