Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një prononcim për gazetën ‘Koha Jonë’ ka folur në lidhje me trajnerët të cilët kanë drejtuar Kukësin në vitet e fundit ku për hir të së vërtetës kanë qenë të shumtë.

Një nga të komentuarit ishte edhe Ernest Gjoka për të cilin pranoi se ka bërë një punë të mirë duke fituar titullin, por shton në fund se Kukësi e bëri trajner Gjokën.

‘VipSport.al’ ka kontaktuar me trajnerin Ernest Gjoka ku i ka kërkuar një koment në lidhje me deklaratat e bëra nga presidenti Gjici. Gjoka u shpreh se nuk ka dëshirë që të komentojë mendimet e të tjerëve e aq më tepër kur aty ka punuar dhe ka fituar shumë.

“Nuk kam çfarë komenti u bëj deklaratave. Unë aty kam punuar dhe kam fituar shumë, kështu që aty ku unë haj bukën, nuk e përmbys asnjëherë kupën”, ishte deklarata e Gjokës. /VipSport/