Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka e cilëson ndeshjen e sotme të arritur me mund e me djersë.
Në “Gol pas Goli”, ai nuk iu përgjigj fjalëve të Xhelal Mziut që kishte parashikuar suksesin 1-0 të Vllaznisë.
Për fitoren e skuadrës ndaj Laçit
“Nga fitorja gjejmë oksigjen pas dy javëve shumë të këqija, po të kishim qenë më të qetë do e mbyllnim ndeshjen.
Por humbja e rasteve para portës, bëri që të ishim në tension. Duhet të marrësh masat që të kesh kujdes.
Morëm tri pikë pas dy javësh jo të mira që kishin rënduar shumë skuadrën”.
Për rëndësinë e fitores
“Kemi folur shumë, kemi biseduar shumë, jemi qetësuar, kemi menduar se ishte javë vendimtare për përgjegjësinë që kishim.
Djemtë dhanë gjithçka, por të ishin më të qetë duhej ta mbyllnin ndeshjen se futbolli dihet, jo vetëm më 10, por edhe me 8 kur do të ruash rezultatin, kundërshtari mund ta shfrytëzojë dhe nuk arrin të marrësh atë që meriton”.
Për rastet e humbura të skuadrës
“Nëse në pjesën e parë do të bënim gjithë ato raste, do e mbyllnim shpejt. Mendoj se ishin pak momente ku kundërshtari mund të merrte topin.
Dominimi i ndeshjes në sensin logjik kishte lidhje edhe me raste e humbura”.
Për fjalët e Mziut para ndeshjes
“Kemi fituar një ndeshje me mund, djersë dhe sakrificë. Për pjesën tjetër nuk është puna ime të merrem me këto gjëra”. /vipsport/