Në faqet e shtypit të sotëm sportiv ka qarkulluar lajmi se deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka premtuar premio për ekipin e Vllaznisë për çdo fitore që ai do të arrijë deri në fund të kampionatit.
Ai që e ka pohuar një premtim të tillë është pikërisht trajneri i kësaj skuadre Ernest Gjoka.
Ky i fundit ka qenë njeriu që është telefonuar ditën e djeshme nga deputeti Doshi dhe ka marrë prej tij premtimin që ka ngrohur ambjentin në kampin kuqeblu.
“Unë dua të falenderoj deputetin, z. Doshi i cili premton që do t’i qëndrojë pranë skuadrës me premio për fitore. Ai ka marë edhe falenderimet e lojtarëve për këtë gjë.
E kam thënë edhe më përpara se Vllaznia ndjehet disi e vetmuar në këtë drejtim ngaqë ka vetëm Bashkinë mbi krye ndërkohë që ekipet e tjera me presidentë, janë më të mbrojtur sepse këto presidentë në rradhë të parë interesohen sepse mbrojnë lekët e tyre, mbrojnë investimin e tyre.
Ndërkohë, Vllaznia ishte e pambrojtur në këtë drejtim dhe siç doli ajo shprehje, “ishte pa babë”. Në këtë drejtim suporti i zotit Doshi ka shumë vlerë.
Dhe jo vetëm në aspektin financiar por edhe në atë psikologjik sepse tregon se tashmë Vllaznia nuk është më vetëm, Vllaznia nuk është jetime”- është shprehur sot Gjoka për mediat në lidhje me një çështje të tillë.
© shkodrasport.com