Prej më tepër se 16 vitesh, ballafaqimet Vllaznia- Teuta nuk kanë shkuar ashtu si duhet për shkodranët.
Madje, edhe brenda në fushën e tyre, nuk janë të pakta rastet që ata kanë dalë të mundur. Në këto rrethana, durrsakët janë shndërruar në njëfarë mënyre në “macen e zezë” të Vllaznisë.
Por sakaq, trajneri i kësaj të fundit nuk mendon kështu. Ai duket se është nga ata trajnerë që mendojnë shumë për të kaluarën.
“Unë nuk jam nga ata trajnerë që mendoj shumë për të kaluarën dhe historinë e ballafaqimeve të mëparshme.
Kjo sepse në futboll gjërat janë të shpeshta, kalojnë shpejt, prandaj duhet të shohim përpara. Unë e shoh si një takim shumë të rëndësishëm për momentin ku ndodhemi.
Jo për atë se çfarë ka qenë në historinë e mëparshme një takim i tillë, por sepse na duhet të mendojmë për periudhën aktuale ku ndodhemi.
Bashkë me stafin dhe futbollistët, e kemi të qartë vështirësinë e këtij takimi.
Nëse jemi të qetë dhe agresiv në fushë ashtu si dhe ndaj Lushnjës, besoj se do ia dalim edhe këtë herë dhe do shohim një Vllazni tjetër”- ka deklaruar numri 1 i pankinës shkodrane.
© shkodrasport.com