Ernest Gjoka arriti që edicion e shkuar të shpallej kampion në Kukës dhe kjo nuk është pak.
Është hera e dytë që rikthehet para tifozerisë kuksiane si një kundërshtar, tek të cilët gëzon respekt maksimal.
Do të jetë ndeshje e veçantë për të ashtu si dhe për sulmuesin Sindrit Guri, që do të sfidojë ish ekipin e tij, që është dhe ekipi i qytetit të lindjes.
Në ndeshjen e fazës së dytë Guri realizoi në Shkodër, ndërsa në krahun tjetër Gjoka në fazën e parë mori barazimin në “Zeqir Ymeri”.
Me statusin e “ish”-it janë dhe Antonio Marku e Renato Malota.
Të dy mbrojtësit me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Marku ka probleme fizike, ndërsa Malota për arsye personale. /sportekspres/