Pavarësisht katër mungesave që do të ketë për sfidën e nesërme ndaj Skënderbeut, tek Vllaznia ka besim për marrjen e fitores.

Një besim që vjen pikësëpari nga trajneri Ernest Gjoka. Në prononcimin e tij të zakonshëm për mediat një ditë para ndeshjes, ai shpreh bindjen se lojtarët që do të zbresin në fushë, do të japin më të mirën e tyre.

Ja përgjigjet e plota të bëra në adresë të tij sot:

-Profesor, nesër ndaj Skënderbeut një sfidë shumë e vështirë por njëkohësisht shumë e rëndësishme për Vllazninë besoj?

Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Është edhe në një moment shumë të vështirë për ne duke pasë parasysh momentin ku ndodhemi dhe mungesat që kemi, të gjitha këto krijojnë një vështirësi shumë të madhe.

Gjithsesi, ne jemi të dënuar të bëjmë maksimumin dhe duhet patjetër që në fushën tonë të rikuperojmë pikët e lëna gjatë rrugës të këtij kampionati kaq të vështirë dhe të gjatë.

-Ju do kerkoni fitoren por mbrojtja ka shume probleme me mungesat ne kete ndeshje…

Kjo është e vertete, tre lojtarët kryesorë të mbrojtjes na mungojne. Dy I kemi me të verdha dhe plus Malotën që tashmë ka atë problemimin e tij familjar.

Kjo na shqetëson shumë, sepse sapo kishim krijuar një mbrojtje solide dhe një siguri tek kjo mbrojtje, por futbolli kështu është.

Jemi të detyruar të rregullojmë gjërat dhe te mendojmë që me futbollistët që do të marrin pjesë dhe do të bëjmë rotacionin, themi që do të japin maksimumin e tyre, sepse të gjithë sot në skuadren e Vllaznisë janë të përgjegjshëm për situaten dhe përgjegjësinë që kemi për të ecur para.

-Por mungon edhe Sukaj ne sulm…

Sigurisht që edhe ky është problem i madh, prandaj unë e thashë dhe e kam thënë gjatë të gjithë kohës që ne me ardhjet e reja ndryshuam pak fytyren e skuadres.

Sigurisht që ardhjet e reja nuk ishin me shumicë, por ishin katër, në pikat tona më delikate, por gjithësesi tashmë kemi edhe Xhevahirin që është pjesë dhe përbërëse kryesore.

Jo vetem si lojtar në fushë, por edhe si personazh dhe lojtar me personalitet që na duhet me patjetër në fushën e lojës për të dhënë maksimumin dhe motivimin e tij në skuadër.

-Me kater mungesa te rendesishme, si do ia dilni te luftoni per fitore?

Ky është problem, sepse katër mungesa janë shumë të rëndësishme, jo për ne si Vllazni që jemi ekip i brishtë dhe katër mungesa të vënë në siklet, por për çdo skuadër mungesa të tilla të kthejnë në një moment të vështirë dhe moment ngërçi.

Pretendoj që, jo gjithmonë cilësia, cilësia mund të bëjë diferencen në futboll, por pretendoj që në momente kyçe është shpirti i garës, dinjiteti, personaliteti dhe vështirësia që ndodhemi që mund të fitohet ndeshja.

Prandaj, unë pretendoj që ky grup futbollistësh, nga i pari deri tek i fundit, e dinë se ku jemi, e dine se çfar përgjegjësi të madhe kemi marrë përpara qytetit të Shkodrës.

Kështu që pretendoj që përpara cilësisë së Skenderbeut të vëmë egoizmin tonë, personalitetin dhe dinjitetin për të ece përpara, sepse jemi seriozisht në një pikë kritike që na duhet me patjetër fitorja.

-Ju besoni por a ekziston i njejti besim edhe tek futbollistet?

Besimi është i madh, përgjegjësia është e madhe, të gjitha gjërat janë të qarta, kështu që ne mendojmë që neser do të jemi shumë agresive, dhe shpresojmë të kemi edhe fat për të ardh aty ku dëshirojmë ne.

-Nga ana tjeter, trajneri i Skenderbeut Daja eshte shprehur se ata vijne ne Shkoder per te marre fitoren e rradhes…

Sigurisht që Skenderbeu është munduar të bëjë detyrën gjatë të gjithë kësaj kohe dhe jo rastësisht është këtu ku është, jo rastësisht ka “vrarë” kampionatin sepse është një nga skuadrat më të mira për momentin.

Por unë mendoj dhe uroj që ta gjejmë në një moment jo të mirë, siç ishte përpara dy javësh në transferte. Shpresoj të jenë të kënaqur me pozicionin që kanë, me pikët që kanë, kështu që themi që t’i gjejmë në “gjumë”.

-Vllaznia kesisoj do vazhdoje te jete mes drithmave deri ne fund, apo jo?

Unë e kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngulë që Vllaznia nuk duhet të gëzohet për asnjë sekonde deri në maj kur të arrij objektivin.

Sepse kjo garë që kemi ne, me skuadrat dhe kundërshtarin që kemi poshtë për mometin që është Teuta, një kundërshtar shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm, por edhe kundërshtarët që kemi lart që janë shumë përpara nesh, do të jetë një garë që do të na mbajë në ankth deri në fund.

Dhe, ky është një rrezik konstant, që ndoshta ka edhe të miren e vet sepse do të na mbajë të motivuar dhe me përgjegjësi deri në fund të garës.

Unë mendoj që ne duhet t’I fitojmë të gjithë ndeshjet që janë brenda, sepse nese nuk bëjmë këtë punë, dhe në qoftë se përveçse fitoreve brenda duhet të marrim edhe rezultate pozitive jashtë, perndryshe ne jemi të rrezikuarit kryesore.
© shkodrasport.com