Trajneri Ernest Gjoka është ndjerë pak më i çliruar pas ndeshjes me Luftëtarin, pasi skuadra e tij ka marrë fitoren e dytë radhazi brenda pak ditësh dhe po i largohet gradualisht zonës së ftohtë. Ai ka vlerësuar pikët dhe punën e të gjithë lojtarëve në fushë: “Ishte fitorja e dytë për ne në ndeshjen e dytë brenda. Sigurisht që skuadra do kohë që të vijë aty kua duam ne, por ishte një fitore morali, që e kërkuam deri në fund dhe e arritëm.

E rëndësishme është që të shënohet goli dhe të fitojë Vllaznia, pastaj se shënojnë mesfushorët, mbrojtësit apo sulmuesit, nuk ka shumë rëndësi”, – theksoi Gjoka për “Supersport”. Gjithë skuadra ka bërë maksimumin për të dalë nga kjo gjendje. Përveç Orelesit, të gjithë të tjerët kanë dhënë maksimumin. Nuk është se Luftëtari në rrezikoi shumë. Nga dëshira për fitore, për të kapur hapësirat ka bërë që në ndonjë moment të kemi vështirësi”.

© shkodrasport.com