Puna për gjetjen e lojtarëve cilësorë në merkato vazhdon me intensitet tek Vllaznia dhe ndonëse deri më tani, ende nuk ka asnjë firmë, drejtuesit e saj janë të bindur se do të bëjnë zgjedhjet e duhura për ta forcuar skuadrën. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ana e trajnerit Ernest Gjoka në një prononcim të dhënë për televizionin “Star Plus”. Në këtë intervistë, numri 1 i pankinës shkodrane ka folur edhe për çështjen e presidentit të klubit.
Ai mendon se çdo klub në botë duhet të udhëhiqet nga dikush, në këtë rast presidenti. “Vllaznia do të ndryshojë gjithçka në momentin që Vllaznia do të bëhet me president. Bashkia po bën maksimumin, por skuadra e Vllaznisë dhe çdo skuadër në botë ka nevojë për një zot shtëpie!”, – u shpreh Gjoka ndër të tjera.
© shkodrasport.com