Ernest Gjoka e konsideron fitoren e Vllaznise ndaj Dinamos te madhe, pikerisht per shkak te rendesise qe mori ky trepikesh duke e ngritur skuadren shkodrane ne vendin e dyte te renditjes. Trajneri i njohur mendon se kuqeblute bashke me Egnatian dhe Partizanin jane ne “Final 4” dhe lufta do te jete vetem per vendin e katert. Nje deklarate te tille ai e ka bere gjate emisionit “Maxsport” kur eshte shprehur:
“Vllaznia beri nje fitore te madhe ndaj Dinamos sepse ka kaluar tashme dhe Partizanin dhe eshte pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, tashme e vetme. Nderkohe mundi nje Dinamo qe kishte disa jave qe po bente mire dhe kishte kapur edhe vendin e katert.
Keto jane ndeshje te forta, por mendoj se Egnatia, Vllaznia dhe Partizani i kane vene tashme themelet per katershen e pare, nderkohe qe shume e forte do te jete gara per vendin e katert te cilin e synojne disa skuadra. Kuptohet qe kampionati ka edhe 11 jave dhe gjithçka mund te ndodhe, por tre te parat mendoj se e kane siguruar objektivin e pare te tyre.
Ndersa gara per vendin e katert do te jete mes Tiranes, Dinamos, Skenderbeu, madje edhe Laçit i cili eshte vetem 5 pike larg ketij vendi ne keto momente. Une mendoj se gara do te jete shume e bukur deri ne fund dhe do t’i lere ne ankth te gjitha skuadrat qe pretendojne”./SHKODRASPORT.COM/