Mbrëmjen e djeshme në festën e fundvitit të FSHF janë dhënë edhe çmimet për arbitrin dhe sportistin më të mirë të vitit 2017. Për t’i përzgjedhur ato kanë vlerësuar trajnerët dhe kapitenët e çdo ekipi. Normalisht tek Vllaznia, këtë të drejtë e kanë patur trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Gilman Lika. Ky i fundit, sa i takon vlerësimit për arbitrat të mirë, ka abstenuar duke mos votuar asnjërin.
Ndërkohë, trajneri i kuqebluve tre alternativat e tij që ka patur në dizpozicion, ka përzgjedhur si arbitrat më të mirë të vitit pikërisht, Enea Jorgjin, Juxhin Xhajen dhe i treti ka qenë… Klajdi Kola.
Votim disi surprizë për këtë të fundit por duket se Gjoka e vlerëson si një nga arbitrat më të perspektivës vlonjatin. Në emrat e votuar, ka qenë edhe ai i shkodranit Idrit Myrtja, i cili ka vetëm pak ndeshje që arbitron në Superligë, por ka arritur të marrë… një votë. Pikërisht atë të kapitenit të Lushnjës, Fatjon Sefa.
© shkodrasport.com