Është si një finale takimi Kamza-Kukësi. Fitorja është i vetmi rezultat që u bën punë dy skuadrave. Por problem janë mungesat, që në fakt nuk janë të pakta në të dyja kampet. Kështu, për shkak kartonësh vendasve u mungon mesfushori Argjen Malaj.
Portieri Ilir Avdyli gjithashtu nuk do të jetë, pasi një ditë më parë humbi të vëllanë në një aksident. Me probleme ka qenë edhe Nuredin Orelesi, i dëmtuar që në ndeshjen me Partizanin.
Gjithsesi trajneri Ernest Gjoka do kërkojë të bëjë lëvizjet e duhura për të mos u ndjerë mungesat.
Nga ana tjetër Kukësi vijon të mos ketë Besar Musollin dhe Simo Rrumbullakun. Për të mos mjaftuar këta të dy, për arsye dëmtimesh nuk janë të gatshëm për lojë as kapiteni Ylli Shameti e mesfushori Shafik Tigruxha. Gjithashtu edhe Vangjel Zguro për shkak kartonësh mungon ndaj ish-skuadrës së tij./sport-ekspres/