Kamza nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo është mëse e qartë, që nga renditja, por edhe loja e zhvilluar e tyre.
Ndërrimi i trajnerit Duro me Gjokën duket se nuk ishte i mjaftueshëm për të rikthyer tek fitorja ekipin e Kamzës.
Sfida e ardhshme për ekipin e Ernest Gjokës, është përballë Laçit, në transfertë. Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 14:00.
Trajneri ditën e djeshme ka bërë një analizë të thellë, të takimit humbës me Kukësin dhe ka “zgjuar” lojtarët.
Nga ana e tyre ata janë “betuar” për një kthesë të ekipit, që objektiv kryesor aktualisht ka të dalë nga fundi i tabelës./newsport/