Kur flasim për sportin shkodran padyshim që një kontribut të madh për të në vite kanë luajtur kryesisht sportistët dhe trajnerët. Por jo vetëm ata. Ka patur edhe drejtues, gjyqtarë, kuadro sportivë dhe mësues të edukimit fizik të cilët kanë dhënë kontributin e tyre.
Njëri prej tyre, shumë i spikatur dhe shumë i dashur për të gjithë, padyshim që ka qenë Gjon Simoni. Për 34 vite me rradhë ka punuar si mësues i edukimit fizik në shkolla të ndryshme të Shkodrës.
Por ndërkohë në vitet 1981-1985 ka punuar si përgjegjës i terreneve sportive pranë Klubit Vllaznia. Njëkohësisht për 15 vite me rradhë ka qenë arbitër futbolli i kategorisë së parë, si pjese e Kolegjiumit te arbitrave te Shkodres bashke me emra te tjere si Tahir Kalaci, Xheudet Isufi, Adem Halili, Tef Prela, Emrush Dani, Mark Pashku, Kol Pogu, Genc Agolli, Gezim Voti, Qerim Sulejmani etj.
Por perveçse si arbiter futbolli, Gjon Simoni për 10 vite të tjera ka qenë arbitër çiklizmi po i kategorisë së parë dhe për 10 vite të tjera si arbitër i kategorisë së dytë.
Pas daljes në pension dhe deri në momentin kur ndërroi jetë, Gjon Simoni ka punuar si shitës pranë llotarive sportive. Ka lene pas nje emer shume te mire, nje drejtues i aftes, nje arbiter i ndershem dhe nje mesues shume i dashur per te gjithe nxenesit.
Gjergj KOLA