Frrok Gjoni, ish-futbollisti i Tërbunit në vitet ’80-’90, për “Panorama Sport” u shprehet se i vjen keq që skuadra pukjane militon në Kategorinë e Dytë.

“Kam besim te drejtuesit këtë sezon do ta ngjisin Tërbunin aty ku ne duam, në të Parën”, u shpreh Gjoni. Në të njëjtën linjë besimi janë edhe drejtuesit dhe ish-drejtuesit e futbollit pukjan ndër vite.

“Tërbuni duhet ta vlerësojë maksimalisht takimin startues dhe t’i marrë tri pikët, për ta nisur mbarë sezonin. I bëj thirrje bashkisë të krijojnë grupmoshat e Tërbunit nga 13 deri në 19 vjeç, që të furnizohet ekipi i parë.

Kemi pukjanë që po luajnë në skuadra të tjera. I ftoj të afrohen dhe të kontribuojnë për ekipin e vendlindjes së tyre”, u shpreh Gjoni ne prononcimin e tij per gazeten.