Per shkodranet ka jave te tera qe shikohet vetem ecuria e tyre dhe e rivaleve kryesore- Erzenit. Diferenca aktuale me te eshte gjashte pike tashme pas pergjysmimit te pikeve dhe nje diference e tille konsiderohet e mjaftueshme per te ecur te sigurte drejt Superliges.

Por ka edhe nga ata qe mendojne ndryshe. Njeri prej tyre, pikerisht trajneri i Beselidhjes Vladimir Gjoni, eshte i mendimit se Vllaznia nuk duhet t’i beje llogarite me Erzenin por me Beselidhjen tani e tutje.

Ne nje prononcim te dhene për SportEkspres.com, Gjoni ka deklaruar se të gjitha repartet funksionuan shumë mirë. “Nuk është çudi që me këtë formulë të mos kërkosh maksimumin në fazën e tretë.

Besëlidhja do të jetë skuadra që do ta rivalizojë Vllazninë dhe kjo garë nis që të shtunën në përballjen tonë me Erzenin e vendit të dytë. Përgjysmimi i pikëve na e jep këtë mundësi dhe nuk do të ishte keq që të ishim ne të parët në këtë grup”.

Diferenca e Beselidhjes me Erzenin eshte vetem nje pike ndersa me Vllaznine eshte shtate pike. Megjithate ne Lezhe mendojne se mund t’ia dalin ta permbysin kete distance dhe pritet te shohin nese vertete do te ndodhe keshtu apo jo.