Kur kane mbetur edhe 4 jave deri ne fundin e kampionatit, Beselidhja me shume gjasa i ka dhene lamtumiren kategorise se pare. Nje lajm ky i dhimbshem per gjithe ambjentin sportiv lezhjan sepse skuadra e tyre prej vitesh ishte pretendente per ne Superlige, nderkohe qe tashme ka prekur anen tjeter te suksesit.

Nje gje te tille jane duke e vuajtur shume edhe ish- futbollistet e kesaj skuadre dhe madje njeri prej tyre, Gjovalin Gega ne nje interviste per median e shkruar ka dhene edhe shkaqet qe sipas tij kane çuar ne kete gjendje.

“Beselidhja eshte nje klub elitar dhe kulmin e vet e pati ne vitet ’70-’80. Lezha ka patur tradicionalisht trajnere te specializuar e ketu permend Isuf Pelingun, Vasil Bicin e te tjere. Renia e Beselidhjes sot e ka nje shkak. NJe ekip po nuk pati mbeshtetje financiare dhe profesionale, nuk mund te kete as futboll cilesor. Kjo eshte arsyeja”

Gega nderkohe ne intervisten e tij ka folur ashper per prishjen e fushes se aneksit te stadiumit, por nga ana tjeter nuk e çon nder mend se kjo do te ndodhe edhe me stadiumin e Lezhes e per kete thote:

“Nuk e besoj se do te shkoje puna deri aty e te prishet edhe stadiumi. Ky do te ishte nje krim i madh. Duhen kaluar shume etapa per kete vendimmarrje. Duhen organizuar degjesa publike, duhet caktuar vendi i pershtatshem per ndertimin e tij. Prishja vjen pasi te jene permbushur keto etapa dhe nisja e ndertimit te ambjenteve te reja. Ulja ne kategorine e dyte edhe mund ta pershpejtoje kete maskarade. Jetojme ne vendin dhe kohen e çudirave”.