Milani duket se ka një objektiv të ri për mbrojtjen, madje edhe me kosto të vogël. Bëhet fjalë për mbrojtësin që aktivizohet me Flamengon, Leo Duarde.
23-vjeçari, qe nga sezoni i kaluar, ka fituar një vend titullari me brazilianët, dhe gjithmonë ka qenë pjesë e palëvizshme e formacionit, duke u cilësuar si një nga talentet më premtues.
Duarte është 1.83 metra i gjatë, ndërsa ka kaluar nga ekipi B i Flamengos, në ekipin e parë që prej janarit të vitit 2016. Gjatë vitit 2019, ka qenë titullar në 14 takime për Flamengon, 7 në kampionat dhe 7 në Kupën Libertadores.
Për sa i përket shifrave, negociatat mes klubeve kanë nisur, dhe çmimi i kartonit shihet në rreth 11 milionë euro. Profili i këtij lojtari i përshtatet edhe atyre që po kërkon Xhampaolo, ndërsa “sytë” i kanë hedhur këto ditë edhe nga Fazio i Romës, apo Rugani e Demiral.