Paraditen e sotme, Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për dy të rinjtë që sulmuan trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën, para disa ditësh.
Kjo gjykatë vendosi për masën e sigurisë arrest me burg për Nehat Fojletën, 19 vjeç, dhe Sehar Xhenjen, 21 vjeç.
Të dy këta ta rinj do të qëndrojnë në burg. Nehat Fojleta ka pohuar se ka pasur një debat me trajnerin Gjoka dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.
Kurse Sehar Xhenja është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Xhenja akuzohet se ka ndihmuar Fojletën me makinën e tij për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas Gjykatës së Shkodrës, arrestimi i dy të rinjve është i ligjshëm dhe për ta është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. /Vipsport/