UEFA përzgjedh gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen e Ligës së Kombeve, San Marino–Lihtenshtejn, që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e qytetit të Riminit në Itali.

Kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentë të tij Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo. Si arbitër i katërt është përzgjedhur Eldorian Hamiti.

Kujtojmë që muajin e kaluar në Ligën e Europës në turin e parë ka gjykuar edhe Juxhin Xhaja.

Tashme mbetet per te pare menyren si do te gjykoje Jorgji ne ndeshjen e neserme teksa ne ndeshjet e kaluara ka treguar nje nivel te mire ne arbitrim.