Kukësi nuk arriti të dilte me pikë nga trasnferta e Laçit. Një penallti e dyshimtë vendosi ndeshjen e sotme. Në fund të ndeshjes, trajneri Duro nuk kurseu kritikat ndaj arbitrave për atë penallti që vendosi ndeshjen.
“Nuk ka nevojë ta komentoj unë, e dëgjova në studio që nuk është penallti. Nuk jam i mërzitur me skuadrën , veç 10 minutave të para. Kemi qenë më superiore nga kundështari.
E dija para ndeshjes dhe u kam thën çunave, dhe në ndeshjen e parë nuk na dhanë një penallti skandolze. Për mënyrë e lojës, skuadra u përgjigjë me karaktar dhe minimalisht duhet të kishim dal me pikë nga ky takim.
Çfarë të them unë, më shumë këto penallti jepen vetëm në Laç. Për Kukësin po bëhet rrugë, në Ballsh, Durrës dhe këtu dhe janë pikët e munguara për ne. Këto janë ndeshje që zgjidhen me situata të veçanta dhe kur kemi qenë në formë nuk mund të shkosh 10 herë te porta e Laçit.
Ato raste që kishim nuk i shfrytëzuam siç duhet. Me skuadrën jam shumë i kënaqur dhe ju përgjigjën Laçit. Nga mënyra e lojës, Laçi nuk ka goditur asnjëherë portën.
Unë nuk i ul vlerat e Laçit si skuadër pasi ka ekip të mirë, por më vjen keq për pjesën time me çunat që janë mërzitur shumë pas kësaj ndeshje. Në pushim të ndeshjes u kam thën që të jeni shumë të kujdesshëm dhe më doli fjala.
Nuk e ka dhënë gjyqtari Hamiti, por ai pas porte dhe tallen me djersën tonë. Janë të papërgjegjshëm. Ne kemi qenë të vendosur në fushë me përjashtim të 10 minuta të para dhe luajtëm mirë në aspektin mbrojtës. Në pjesën e dytë rritëm agresivitetin dhe mundësit tona nuk i shfrytëzuam siç duhet duke parë që Laçi po mbrohej me 11 veta”, deklaroi Duro./newsport/