U ngjit mbrëmjet e sotme në ringun e “O2 Arena” të Londrës, boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili disa javë më parë nënshkroi marrëveshje me promotorin e famshëm Edi Hërn, teksa zhvilloi ndeshjen e tetë në boksin profesionist, ku perballë kishte britanikun Xhemi Stjuart, e cila përfundoi në barazim me pikë 78 me 78.

Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak boksierit shqiptar, i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut. Edhe pse Marku e rrëzoi kundërshtarin në raundin e dytë, Stjuart, arriti të çohej, duke vazhduar ndeshjen.

Teksa të gjithë prisnin që Makur të shpallej kampion, gjyqtarët dhanë verdiktin për barazim.

Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stjuart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.