Në ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës, ka pasë një prezantim të shkëlqyer të gjyqtarëve të kolegjiumit të Shkodrës. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë këtë sezon, në 7 ndeshjet e kësaj jave kanë gjykuar katër arbitra të këtij kolegjiumi. Kështu në ndeshjen Skënderbeu- Shkumbini, ka gjykuar kryesori Ditmar Jubica me ndihmësit e tij Melis Dervishi dhe Marjan Qeseri dhe kjo treshe ka marrë vlerësimin maksimal si nga vëzhguesi i ndeshjes, delegati por edhe nga mediat duke u evidentuar si shembull i mirë. Një tjetër gjyqtar shkodran pikërisht Gjovalin Bori, ka qenë anësor në ndeshjen Kukësi- Tomori dhe po ashtu edhe ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë.


Të tilla paraqitje të këtyre gjyqtarëve, natyrisht që duhet të jenë një tregues edhe për ata që caktojnë arbitrat në FSHF për t’u besuar më shumë. Kryetari i kolegjiumit të Shkodrës Mhill Shkëmbi shpeshherë ka ngritur zërin për nivelin e lartë të atrbitrave të këtij kolegjiumi dhe mbi të gjitha për ndershmërinë e tyre. Këto janë tregues që duhen vlerësuar dhe shpresohet që pas paraqitjes shumë të mirë që këto katër gjyqtarë bënë në javën e gjashtë, të caktohen sërish edhe në të shtatën dhe të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kampionatit.Kryesori Jubica duhet patjetër të evidentohet më shumë sepse i ka të gjitha të dhënat për t’u bërë një arbitër shumë i mirë.
www.shkodrasport.com