Gjyqtarja Fernanda Colombo, gjatë një ndeshje miqësore puthi në buzë burrin e saj gjyqtar dhe e hodhi videon në Instagram.
“Dashuria është në lojë”, shkruan Fernanda në tekstin shoqërues të videos, që u bë virale në rrjet.
Gjyqtarja e bukur është e dashuruar dhe ajo nuk e fsheh këtë as në fushën e blertë, në ndeshje miqësore ku ajo dhe burri i saj Sandro Ricci ishin mes gjyqtarëve.
Kështu pak para se të fishkëllehej për nisjen e lojës, të dy shkëmbyen një puthje.