Në 7 ndeshjet e kategorisë Superiore ka patur një ndryshim pozitiv këtë herë në ndryshim me ndeshjet e javës së dytë sa i takon gjyqtarëve shkodranë që kanë arbitruar aty. Nëse javën e kaluar ka qenë vetëm Melis Dervishi si anësor, këtë javë kemi patur dy të tillë: Dritan Salajn në ndeshjen Bylis- Kamza dhe Gjovalin Borin në ndeshjen Tomori- Dinamo.
Megjithatë mungon ende një kryesor shkodran të arbitrojë në Superligë. Ai që e ka fituar këtë të drejtë- Ditmar Jubica, ka qenë kryesor në ndeshjen e kategorisë së parë Burreli- Mamurrasi sëbashku me dy anësorët Marjan Qeseri dhe Nikolin Sterkaj. Në ndeshjet e kategorisë së dytë kemi patur sërish një treshe shkodrane në gjykim, pikërisht atë me kryesor Agron Kastratin dhe anësorët A. Mehmetajn dhe F. Thorjen.