Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham ka thënë të mërkurën mbrëma se ai ndihej sikur gjyqtarët po përpiqeshin të jepnin shembull me të, sepse ai ka ardhur së fundmi në La Liga, pas përjashtimit të tij të parë në Spanjë, ku iu tregua kartoni i kuq për mospajtim kundër Valencias të shtunën mbrëma.

Bellingham deri më tani ka 5 kartonë të verdhë në 22 ndeshje, përveç kartonit të kuq, disa prej të cilëve ishin edhe për mospajtim.

Sipas gazetës Marca, gjyqtarët kanë folur mes tyre për Bellinghamin dhe disa prej tyre konsiderojnë se ankesat e tij kanë qenë jashtë funksionit dhe se shpeshtësia dhe intensiteti i ankesave të tij nuk lejojnë që loja të drejtohet normalisht.

Kështu, sipas fjalëve të raportit, ‘ata kanë numrin e tij’ dhe tashmë mesfushori anglez do të ndëshkohet sa herë që proteston pa arsyeje.

Ylli 20-vjeçar është bërë gjithnjë e më i frustruar muajt e fundit, duke ndjerë se nuk po merr vendimet që meriton, por ky ka qenë rasti për pjesën më të madhe të skuadrës së Real Madridit.

Megjithatë, Bellingham duhet të ketë shumë kujdes pasi disa herë është ‘falur’ shkaku i sharjeve në gjuhën angleze, por tani do të shihet sikurse Neymar Jr gjatë kohës së tij te Barcelona. /Telegrafi/